MAD Albania është pjesë e MAD Media Group, një media muzikore dhe grupim shërbimesh i suksesshëm, formuar në 1996 dhe që transmeton në Greqi, Qipro dhe nëpermjet satelitit në Europë, Australi dhe Amerikë. MAD është një nga grupet mediatike më të mëdhenj dhe të ndjekur në Greqi, me një numër të madh shikuesish, audiencë rinore, të cilëve i ofron muzikë, show, evente dhe shërbime të tjera.
MAD Albania synon të bëhet media e parë muzikore që do të tërheqë të gjithë audiencën rinore përmes muzikës, emisioneve dhe eventeve që do të organizojë. Një librari e pasur muzikore, gjithnjë e rifreskuar me hite të reja, mbi 40 show në Radio dhe Tv të percjella me një stil ndryshe dhe produksione madhore që mbajnë firmën tonë, janë elementët që do ju bëjnë të cmendeni për MAD.